Përfitimet e punës nga shtëpia, janë të padiskutueshme dhe shumë njerëz po i shijojnë këto edhe pas pandemisë Covid-19.
Orar më i mirë i punës dhe jetës
Një nga përparësitë më të mëdha të punës nga shtëpia është aftësia për t’i kushtuar kohë edhe jetës private. Ju mund të balanconi detyrat dhe të qëndroni në krye të shumë gjërave të tjera në fusha të shumta të cilat juve ju interesojnë, edhe pa pasur nevojë të qëndroni fizikisht në një objekt që nuk është shtëpia juaj.
Në vend që të humbni kohë gjatë pauzave në zyrë, mund t’i shfrytëzoni pauzat në një mënyrë shumë më produktive. Mund të rrini me ndonjë anëtar të familjes, të përgatitni ushqimin tuaj të preferuar, apo të kryeni ndonjë punë në shtëpi. Fleksibiliteti i punës nga shtëpia nuk mund të mposhtet.
Jetë më e lumtur
Hulumtimet tregojnë që punonjësit të cilët punojnë nga shtëpia, për shkak të fleksibilitetit që kanë në relacionin punë-jetë, janë më të lumtur, kanë nivele më të ulëta të stresit, përmirësim të marrëdhënieve me njerëzit e tjerë dhe më shumë kohë për t’i ndjekur hobit dhe interesat e tyre personale.
Më shumë kohë me familjen nënkupton lumturi më e madhe. Duke shtuar këtu që, nuk keni nevojë të bengoseni për politikat e zyrës, apo ndonjë koleg të çuditshëm i cili mund të ndikojë në humorin tuaj.
Më shumë para në xhepin tuaj
FlexJobs, ka raportuar mbi një studim, që tregon se puna nga shtëpia mund t’ju kursejë shumë para brenda një viti. Këto kursime, mund të jenë biletat e transportit publik, mirëmbajtja apo karburanti i veturës, të cilat mund të evitohen kur jeni duke punuar nga shtëpia.
Përveç kësaj, ka edhe shpenzime të tjera që mund të evitoheshin lehtësisht, shembull garderoba juaj e punës, e po ashtu të gjitha ato kafe dhe dreka të cilat nuk keni nevojë t’i paguani më.
Ndihmoni veten dhe ndihmoni planetin
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, përveç që mund t’i ndihmojmë vetes me kursim apo fleksibilitet në kohë, po ashtu mund ta ndihmojmë planetin. Vetëm me mospërdorimin e veturës për të shkuar në punë, ne kontribuojmë për një mjedis më të pastër. Marrim vendime personale për shtëpinë tonë, shembull kursejmë energjinë elektrike në shumë pajisje që i përdorim çdo ditë, por e kursejmë edhe letrën pse jo.