6 Pyetjet që mund t’i keni për Bonuset

11 Nëntor '22

6 Pyetjet që mund t’i keni për Bonuset
	 	 

1.Çfarë është bonus-i?


Bonus-i është “një formë kompensimi që nuk është e garantuar dhe që zakonisht paguhet pas një punë të caktuar’’. 

Bonuset vijnë në shumë forma dhe madhësi, por në përgjithësi ato bazohen performancë,që do të thotë se një kompani i shpërndan ato bazuar në mënyrën se si një punonjës ose grup punonjësish kontribuon në qëllimet e ekipit ose të kompanisë. Bonusi të lidhet me një kuotë specifike, nivelin ose performancën tuaj, një menaxher thjeshtë duhet të vendosë se kush është dhe kush nuk është i denjë për bonus, si dhe sa është bonusi.

Siç mund ta imagjinoni, kjo i bën bonuset një temë mjaft të ndërlikuar për kompanitë dhe punonjësit.

 

2. Pse kompanitë ofrojnë Bonuse?


Shpesh ofrohen bonuse sepse kjo është ajo që tregu u thotë kompanive të bëjnë. Nëse organizata të tjera me madhësi, industri ose gjeografi të ngjashme u ofrojnë punonjësve të tyre bonuse, një kompani mund të ndihet e detyruar të bëjë të njëjtën gjë për të konkurruar për talent të mirë. Kjo është arsyeja pse ju rrallë do të gjeni një rol shitjeje pa një strukturë bonusi.

 

3. Cilat lloje të bonuseve ekzistojnë dhe si funksionojnë ato?

Disa bonuse shpërndahen çdo tremujor, të tjerët çdo vit. Gjithçka varet nga roli në të cilin jeni, çfarë niveli të aftësive keni, sa kontribuoni, si është lidershipi juaj dhe në çfarë lloj kompanie punoni.

Bonusi vjetor

Një bonus vjetor zakonisht bazohet në performancën e përgjithshme të kompanisë. Kështu që, mund të merrni bonus të madh ose të vogël (ose pa bonus) në varësi të asaj se sa e suksesshme ishte organizata ose departamenti juaj specifik atë vit, si dhe sa pjesë e madhe e atij suksesi ishit. Kjo gjithashtu mund të konsiderohet "ndarje e fitimit".

Spot Bonus

Bonus-i spot është për njerëzit që shkojnë më lart, përtej dhe "zakonisht është i lidhur me një detyrë që ishte jashtë fushëveprimit të rolit tuaj". Nëse për shembull, keni ndihmuar me një projekt të veçantë, keni punuar orë shtesë ose keni luajtur një rol integral në suksesin e kompanisë në një mënyrë të papritur, menaxheri mund t’ju ofroj një kompensim shtesë. 

Bonusi i nënshkrimit

Bonus nënshkrimi është bonus një herë i dhënë kur regjistroheni në një rol të ri. Kompanitë mund ta ofrojnë atë kur një punonjës po largohet nga diçka më e mirë, ose nëse punonjësi po zhvendoset në një qytet të ri për punën dhe kompania dëshiron t’i mbulojë disa nga shpenzimet (kjo mund të jetë gjithashtu në formën e një bonusi zhvendosjeje ose paketë). Në thelb, është për t’i nxitur kandidatët për ta pranuar punën.

Bonusi i Mbajtjes


Një bonus mbajtjeje, i ngjashëm me një bonus nënshkrimi, ka të bëjë me mbajtjen e talentit të vlefshëm. Zakonisht ofrohet gjatë një blerjeje, bashkimi ose ristrukturimi të një kompanie të madhe për të bindur dikë të qëndrojë për një periudhë shtesë kohore, nëse kërkon të largohet ose ka një ofertë konkurruese nga një kompani tjetër.

Bonusi i referimit


Bonusi i referimit ka për qëllimi të inkurajojë punonjësit aktual të referojnë kandidatë të shkëlqyer për punë në kompaninë e tyre. Zakonisht nuk jepet derisa kandidati të punësohet dhe të ketë qëndruar për disa muaj.

Bonus i festave

I njohur gjithashtu si paga e 13-mujore ose bonus i Krishtlindjeve, një bonus pushimi është një mënyrë tjetër për t’i njohur punonjësit për punën e një viti të vështirë dhe për t’u dhënë atyre një nxitje shtesë gjatë një periudhe veçanërisht të shtrenjtë të vitit.

4. A janë bonuset një gjë e garantuar?


Përgjigja e shkurtë është JO. Shumica e bonuseve janë një shtesë në pagën e dikujt, duke e bërë paraktikisht të pamundur detyrimin e kompanive për t’i ofruar ato. Dhe nuk ka asnjë ligj që thotë se ju keni të drejtë për bonus.

Nëse punësimi është sipas dëshirës, kjo do të thotë se një kompani mund t'ju pushojë pa shkak ose kompensim. Pra, nëse nuk keni një kontratë me shkrim, nuk ka asnjë garanci se do të merrni ndonjë gjë. Për sa kohë që bonusi është opsion/vendim i lirë , ata mund të bëjnë çfarë të duan.

5.Mund të negociohen bonuset?

Nëse vërtet besoni se meritoni më shumë, ia vlen të negocioni kompenzimin e punës dhe performancës tuaj me një bonus.

Më poshtë i keni disa shembuj se në cilat raste ju do mund të negocioni për bonus nënshkrimi:

  • Kur rekrutuesi ose menaxheri i punësimit është ai që ju ka ndjekur i pari.
  • Ka raste kur rekrutuesit përpiqen të negociojnë një ofertë dhe pyesin:
    “A keni palë të tjera të interesuara? Kjo është diçka që unë mund të kthehem në kompani dhe ta paraqes si një arsye për të rritur pagën tuaj”
  • Kur largoheni nga një kompani standarde - për t'u bashkuar me një startup
  • Kur duhet të shpërnguleni në një qytet tjetër
  • Kur pranoni një pagë që është më e vogël se ajo që bënit më parë

6.Si mund të siguroj se do të marr një bonus të drejtë?

Sa herë që mendoni të pranoni një punë, është e rëndësishme të lexoni kontratën dhe të bëni pyetje të menduara mirë. Kjo vlen veçanërisht për rolet ku ka një strukturë bonusi.

Kuptoni se si do të paguheni. Nëse jeni në një intervistë, mund të bëni pyetje si, "Cila është struktura e bonusit për këtë rol?" ose "Si funksionojnë bonuset këtu?" Ata mund të mos ju japin një numër të saktë (sepse shpesh varet nga shumë faktorë), por edhe një sërë pagesash ose ideje se si ata mendojnë për bonuset mund të jenë të dobishme për të kuptuar se si ata i vlerësojnë punonjësit e tyre.

Një gjë për t'u theksuar është se nuk duhet të bëni kurrë biseda rreth parave derisa të jeni në raundin e fundit të intervistave. Dhe mos pranoni vetëm fjalën e intervistuesit - mbështetuni në rrjetin tuaj për të kuptuar se çfarë paguhen njerëzit në role të ngjashme dhe nëse kjo ofertë qëndron apo jo.

Contact
Product of
Product of
© 2023 RROGA.COM ALL RIGHTS RESERVED