Si të negociojmë një rritje rroge në 3 hapa

29 Korrik '21

Si të negociojmë një rritje rroge në 3 hapa
	 	 

Edhe pse mund të jetë ndonjëherë bisedë e pa këndshme, ta negocioni rrogën tuaj është normale në të gjitha rastet, edhe nese jeni duke pritur për herë të parë një ofertë pune.

Edhe nëse mendoni të qëndroni në vendin tuaj aktual të punës për një të ardhme të parashikueshme, tregu i punës mund të jetë qelësi për të negociuar një rritje rroge.

1. HULUMTONI

Njihni vlerën tuaj dhe paraqitni një kërkesë të arsyeshme.
Faktorët që duhet të merren parasysh gjatë mbledhjes së informacionit përfshijnë qytetin, përvojën dhe nivelin e arsimit.
Ju rekomandojmë të kaloni kohë të duhur duke kërkuar për platforma të krahasimit/hulumtimit të rrogave si rroga.com.

 

2. SPECIFIKONI ATË QË DONI

Përcaktoni nevojat dhe dëshirat tuaja, bëni një radhitje pagash të dëshiruara (sigurisht pas një hulumtimi) dhe dilni me disa alternativa për rrogën tuaj ideale.
Është koha të tregoni saktësisht çfarë doni?
Ju gjithashtu mund të diskutoni për më shumë role drejtuese në kompani, autoritet mbi punën tuaj ose mundësi zhvillimi profesional.
Kjo tregon tek punëdhënësi juaj që ju po ndërmerrni iniciativën për të qenë më i miri.

 

3. GJENI KOHËN E DUHUR

Nëse sapo keni marrë një ofertë pune, koha për një bisedë rreth pagës së pritur është zakonisht shumë e qartë.
Por nëse po flisni me punëdhënësin tuaj aktual për një rritje rroge, gjërat mund të jenë pak më të komplikuara.
Nëse është e mundur, përdorni suksesin dhe arritjet e fundit në punën tuaj.
Pavarësisht nëse keni pasur ndonjë sukses të jashtë zakonshëm, shpjegoni atë me modesti dhe pozitivitet./Rroga.com

Contact
Product of
Product of
© 2022 RROGA.COM ALL RIGHTS RESERVED