Zbulimi i historisë së rrogës tuaj gjatë intervistës, mund t'ju mbajë të “nën-paguar” përgjithmonë

4 Maj '22

Zbulimi i historisë së rrogës tuaj gjatë intervistës, mund t'ju mbajë të “nën-paguar” përgjithmonë
	 	 

Askush nuk dëshiron të shfaqet si jo bashkëpunues në punë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë një interviste pune.

Por nëse jeni në një intervistë dhe pyeteni: “Sa ka qenë paga juaj në punën tuaj të fundit?”, ka mijëra arsye pse nuk duhet të përgjigjeni.

Duke i treguar menaxherit të punësimit ose intervistuesit se sa keni fituar në të kaluarën, ju potencialisht po u jepni atyre një justifikim të përshtatshëm për t'ju paguar më pak në të ardhmen; nëse jeni paguar më pak, hapet mundësia që të paguheni më pak në punën tuaj të ardhshme. Dhe nëse kjo ndodh mjaftueshëm gjatë karrierës suaj, ju mund të humbni shumë.

 

Si të përcaktoni vlerën tuaj si punonjës

Vlera e tregut e një punonjësi nuk bazohet vetëm në shumën që ai ose ajo ka fituar në punët e kaluara. Përkundrazi, bazohet në punëtorët që bëjnë të njëjtën punë, të cilët zotërojnë një grup të aftësive dhe përvojë të ngjashme në të njejtën industri.

 

Nëse doni të mësoni vlerën tuaj profesionale, si në atë sa duhet të paguheni, bëni anketën pa pagesë 60 sekondash të RROGA-s për të zbuluar se sa jane duke fituar  njerëz si ju në zonën tuaj.

Shkoni në intervistën tuaj të përgatitur me informacionin nga raporti i pagave të “Rrogës”. Më pas, nëse bëhet pyetja e historisë së pagave, ju mund të tregoni se çfarë prisni të arrini në rolin tuaj të ri.

 

Biseda për pagën

Për shembull, një bisedë rreth pagës me një menaxher punësimi mund të shkojë diçka si kjo:

  • Menaxheri i punësimit: ‘’aftësitë tuaja janë të përshtatshme. A ju shqetëson nëse ju pyes se sa keni fituar apo sa ka qene paga  në punën tuaj të fundit?’’
  • I intervistuari: ‘’Në fakt, unë kam një raport rroge për rolin tim këtu. Tregon se paga për punëtorët me përvojën time dhe aftësitë e vendosura në këtë fushë është 600€ në muaj.

Duke supozuar se kompania i paguan punonjësit e saj në mënyrë të drejtë, kjo përgjigje duhet të jetë gjithçka që u nevojitet për t'ju bërë një ofertë të arsyeshme.

 

Nëse kompania këmbëngul të dijë se sa ka qenë paga juaj apo sa keni fituar në të kaluaren , nuk keni asnjë detyrim ligjor për t'u përgjigjur. Pa dyshim, nëse ata insistojnë dhe ju refuzoni, ju mund të dëmtoni shanset tuaja për të gjetur vendin e punës.  Por, nëse e dini se sa vleni, keni eksperiencë dhe të dhëna për ta vërtetuar atë, nuk ka asnjë arsye që të pranoni ose kënaqeni me më pak.

Merrni informata rreth rrogës tuaj në www.rroga.com

Kontakt
Produkt i
Produkt i
© 2023 RROGA.COM TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA