
Çka është Rroga.com (Si Funksionon)?
Rroga është platformë anonime nga e cila nuk kërkohen të dhëna personale nga përdoruesit. Është platformë e inspiruar nga pyetja më e shpeshtë në intervista, "sa e pret pagën?" dhe për qëllim ka gjetjen e pagës mesatare për pozitat e punës në Kosovë. Platforma është e zhvilluar nga Humanpowerks.com

Si mund t'ju shërbejë Rroga.com?
Pasi të plotësoni detajet për pozitën tuaj në fund do keni një rezultat të mesatares së pagës për pozitën tuaj të punës. Aty do shikoni nëse paga juaj është nën apo mbi mesatare në krahasim me kolegët tuaj të së njëjtës pozitë.

Sa është e saktë Rroga.com?
Sa më shumë që plotësohet nga punëtorët e pozitës së njejtë të punës, aq më e saktë është mesatarja. Gjithashtu do mbikqyret nga stafi jonë nëse mund të ketë ndonjë shifër jashtë normalës (shembull: 50,000€) në mënyrë që të mos prishet mesatarja.