PYETJE TË SHPESHTA
Çka është Rroga.com (Si Funksionon)?

Rroga është platformë anonime nga e cila nuk kërkohen të dhëna personale nga përdoruesit. Është platformë e inspiruar nga pyetja më e shpeshtë në intervista, "sa e pret pagën?" dhe për qëllim ka gjetjen e pagës mesatare për pozitat e punës në Kosovë. Platforma është pjesë e KosovaJob - kompanisë më të madhe të punësimit në Kosovë.

Si mund t'ju shërbejë Rroga.com?

Pasi të plotësoni detajet për pozitën tuaj në fund do keni një rezultat të mesatares së pagës për pozitën tuaj të punës. Aty do shikoni nëse paga juaj është nën apo mbi mesatare në krahasim me kolegët tuaj të së njëjtës pozitë.

Sa është e saktë Rroga.com?

Sa më shumë që plotësohet nga punëtorët e pozitës së njejtë të punës, aq më e saktë është mesatarja. Gjithashtu do mbikqyret nga stafi jonë nëse mund të ketë ndonjë shifër jashtë normalës (shembull: 50,000€) në mënyrë që të mos prishet mesatarja.

Çka ofron llogaritësi Bruto/Neto në rroga.com?

Llogaritësi i pagave përdoret për të llogaritur pagën neto dhe taksat e pagueshme.

Së pari, Ju duhet të zgjidhni pagën tuaj bruto për ta llogaritu atë në neto.

Çka ofron Llogaritësi i kostos së jetesës në rroga.com?

Llogaritni koston e jetesës, punës, shpenzimeve të ndryshme, në bazë të rrogës duke përdorur logaritësit e rroga.com. Llogaritësi lejon të menaxhoni sa po shpenzoni në krahasim me sa po fitoni.


Gjithashtu ju lejon të shihni se sa po shpenzoni në kategori të ndryshme:
-Llogaritja e kohës se sa vite punë ju duhet që të bëheni milioner, bazuar në rrogën që merrni - shpenzimet!
-Llogaritja e kohës se sa vite punë ju duhet që të paguani kredinë që keni apo doni, bazuar në rrogën që merrni - shpenzimet!
-Llogaritja e kohës se sa vite punë ju duhet që të paguani Universitetin që studioni, bazuar në rrogën që merrni - shpenzimet!

Çka ofron rroga.com për punëdhënësit!

Fuqizoni Kompaninë tuaj me të dhëna të disponueshme me burim aktual, vazhdimisht të vlefshëm :

-Analiza: Rroga për pozicionin sipas rajonit, arsmimit, përvojës së punës, madhësisë së kompanisë etj.
-Statistika dhe grupe të dhënash: Merrni vendime më të menqura për vlerësimin, caktimin e rrogave të punonjësve.
-Payroll (menaxhimi i pagave të punëtorëve): Llogaritja e pages bruto, zbritjeve ligjore dhe jo-ligjore, dhe arritja në pagën neto, menaxhimi dhe koordinimi i rrogave mujore.
-Rankimi i pozitave: Gjeni rankimin për çdo pozitë të punës bazuar në eksperiencë dhe pagesë.

Kontakt
Produkt i
Produkt i
© 2023 RROGA.COM TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA